Daci vazhdon t’i tund rrjetat në Belgjikë

Futboll

Daci vazhdon t’i tund rrjetat në Belgjikë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:56
Daci vazhdon t’i tund rrjetat në Belgjikë

Ekipi i Westerlos mposhti Lommel SK me rezultat 3-0, në kuadrin e javës së 19-të të 1B Pro League të Belgjikës, ndërsa golin e dytë e shënoi Erdon Daci në minutën e 48-të të ndeshjes.

Daci kështu vazhdon me gola aty ku e ndali në fund të sezonit vjeshtor.

Dy golat tjerë i shënuan Eenool në minutën e 7-të dhe Bernat në të 61-ën.

Daci golin ia dedikoj Ahmet Çalik, ish-shokut dhe ish-bashkëlojtarit të tij nga Konyaspor, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.

Westerlo është në vendin e parë me 40 pikë, pas 18 ndeshjeve të luajtura, e ndjekur nga RW DM me tetë pikë më pak dhe një ndeshje më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat