Jahaj - lamtumirë Istogut, për një jetë më të mirë në Gjermani 

Futboll

Jahaj - lamtumirë Istogut, për një jetë më të mirë në Gjermani 

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:04
Jahaj - lamtumirë Istogut, për një jetë më të mirë në Gjermani 

Granit Jahaj largohet nga Istogu për të vazhduar në Gjermani.

Jahaj nuk e kishte të lehtë t’i jepte lamtumirën klubit me të cilën për 11 vite kishte bashkëpunuar me sukses.

“Football Club “Istogu” falënderon z. Granit Jahaj për kontributin dhe angazhimin e tij 11 vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10 muajt e fundit në postin e sekretarit.

Përkushtimi tij për punën, profesionalizmi, pasioni dhe dashuria e madhe për klubin janë disa nga gjërat të cilat e kanë karakterizuar karrierën sportive të Granitit për gjatë një dekade në klubin tonë.

Graniti djalë shembullor dhe shumë punëtorë, gjatë 11 viteve nuk kurseu asgjë nga vetja e tij, dhe ishte gjithmonë pranë dhe në dispozicion të klubit të zemrës së tij.

Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10 muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit. 

Ish sekretari dhe ish zyrtari për informim z. Granit Jahaj  sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët shprehin falënderime të panumërta për kontributin dhe shërbimet e ofruara nga Jahaj përgjatë një dekade”, njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat