Bielsa në vitin e fundit të kontratës me Leeds United

Futboll

Bielsa në vitin e fundit të kontratës me Leeds United

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Bielsa në vitin e fundit të kontratës me Leeds United

Marcelo Bielsa ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Leeds United, ekip të cilin e drejton prej vitit 2018.

Mediet angleze theksojnë se trajneri argjentinas mund të mos rinovojë kontratën, edhe pse drejtuesit e klubit anglez janë të kënaqur me punën e tij.

Argjentinasi riktheu Leeds United në Premier League (pas 16 vitesh), teksa ekipi këtë sezon renditet në vend të 15-të, duke qenë gjashtë pikë mbi zonën e ftohtë. Drejtuesit e Leeds nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe e kanë gati zëvendësuesin e “El Loco”.

Ai është Ernesto Valverde, ish-trajneri i Barcelonës. 58-vjeçari spanjoll udhëhoqi ekipin katalanas në periudhën korrik 2017-janar 2020, dhe Leeds United do të ishte ekipi i parë anglez që do të drejtonte, gjithmonë nëse Bielsa nuk rinovon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat