Barcelona bind kapitenin e Chelsea të rikthehet në La Liga

Futboll

Barcelona bind kapitenin e Chelsea të rikthehet në La Liga

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:55
Barcelona bind kapitenin e Chelsea të rikthehet në La Liga

Cesar Azpilicueta do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës. Kapiteni i Chelsea ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor do të largohet me parametra zero.

Katalanasja Sport.es raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë arritur një para akord me agjentin e mbrojtësit të djathtë, i cili luan me “Blutë e Londrës” prej vitit 2012.

Trajneri Xavi ka nevojë për eksperiencë tek ekipi katalanas, dhe ishte ai që po insiston për afrimin e Azpilicuetës. 32-vjeçari nga Pamplona (36 ndeshje dhe 1 gol me Spanjën) mund të mbulojë çdo pozicion në repartin e mbrojtjes.

Lojtari ka kaluar 12 vitet e fundit mes Marseille dhe Chelsea, dhe në verë do të rikthehet në La Liga, aty ku është aktivizuar me Osasunën në vitet 2007-2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat