Iniesta e ka hapur derën për kthimin e mundshëm në Barcelonë

Futboll

Iniesta e ka hapur derën për kthimin e mundshëm në Barcelonë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:20
Iniesta e ka hapur derën për kthimin e mundshëm në Barcelonë

Andres Iniesta e ka hapur derën për kthimin e mundshëm në Barcelonë, pasi e pranoi se ende e vlerëson këtë klub si shtëpinë e vet.

Iniesta e gëzoi një karrierë të shkëlqyer në Camp Nou, e cila zgjati gati dy dekada, duke fituar tituj të shumtë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori spanjoll luajti rol të kyç në njërën prej skuadrave më të mira të Barçës në histori, përkrah Lionel Messit dhe Xavit, por u largua nga klubi në vitin 2018 për t’iu bashkuar Vissel Kobes në Japoni.

Iniesta do t’i mbushë 38 vjet në maj, por nuk e ka ndër mend t’i varë këpucët në gozhdë dhe do ta mirëpriste mundësinë për t’u kthyer në Katalonjë, nëse ajo i vjen.

“Do të doja të kthehem në Barcelonë. Do të doja ta ndihmoj institucionin. Ka shumë gjëra të përfshira dhe është e vështirë ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Iniesta.

“Barça është shtëpia ime dhe askund tjetër nuk mund të jem më mirë se atje. Sot më pëlqen shumë të mendoj për të luajtur. Kjo gjë më tërheq më së shumti sot”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat