Nuhiu: Llapi luajti lojë të mençur

Futboll

Nuhiu: Llapi luajti lojë të mençur

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:18
Nuhiu: Llapi luajti lojë të mençur

Drita dhe Llapi kanë luajtur baras 1:1 në derbin e xhiros së 20-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se Llapi luajti një ndeshje të mençur duke u mbrojtur, teksa ka lavdëruar karakterin e futbollistëve të tij.

“Llapi ka luajtur një ndeshje të mençur ku është mbrojtur mirë dhe me agresivitet. Kemi pasur një rast të mirë me Astrit Fazliun në fillim të ndeshjes, ku po të shënonim do të merrte ndeshja tjetër kahje”.

“Më pëlqeu karakteri i futbollistëve të mijë që gjatë gjithë kohës ishin kërkues ku pas barazimit kërkuan edhe ta fitonin ndeshjen”, u shpreh Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat