Kampionati futet në zonën e nxehtë

Futboll

Kampionati futet në zonën e nxehtë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:31
Kampionati futet në zonën e nxehtë

Kampionati i futbollit amator 5×5 ka mbyllur një tjetër javë në pesë qytetet ku luhet futboll, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan e Cërrik. Në kryeqytet, futbolli luhet në gjashtë zona.

Në grupin e parë, ATS ruan kryesimin, ndërsa ndeshja më pikante e kësaj jave ka qenë ajo mes Dok Team – Digi Print, që përfundoi me shifrat 9-7 dhe përveç golave të realizuar, ka krijuar edhe lojë mjaft interesante.  Tirana 5×5 vijon të jetë në krye të renditjes, me 42 pikë, teksa në këtë javë ka shkatërruar me shifrat 10-2 skuadrën e Kostricanit.

Me po të njëjtin ritëm vijojnë edhe Çermenika në grupin e tretë e Sony A.D në grupin e katërt, që kanë marrë triumfet e radhës respektive edhe në këtë javë pasi mposhtën në grupet respektive Titanët e Galaktikët. Çermenika mori një fitore të thellë ndaj 12-5 ndaj Titanëve, Sony A.D mundi skuadrën e Illyrian me shifrat 9-1.

Kjo javë ka rezervuar ndeshje mjaft interesante në grupin e pestë, me Camërinë që u rikthye te fitorja pasi mundi me rezultatin 5-3 Vila L, ndërsa Beautiful Albania fitoi ndaj ekipit të Vivi La Vita, duke u barazuar kështu me pikë, secila nga 26, ndërsa janë vetëm një pikë larg vendit të parë që mbahet nga Çamëria. Ndërkaq, në grupin e gjashtë të Tiranës, kampionati është mjaft i fortë, me dy skuadra që po luftojnë për vendin e parë e që janë në kuotë të barabartë pikësh, Kalçeto Ademi e Prestige MFC, me nga 39 pikë, e që edhe këtë javë morën nga një tjetër tre pikësh.

Në Durrës e Elbasan vijon të luhet normalisht futboll 5×5, me kampionatin që tashmë ka hyrë në zonën e nxehtë edhe në këto qytete. Në Durrës, kampionati ashtu sikurse dihet, është i ndarë në dy grupe, me FJT Auto që renditet i pari në grupin A dhe Sallmani SC në grupin B. Ndërkaq, AMG Studio kryeson kampionatin në Elbasan. Në Shkodër, Air Albania ruan pozitat e kryesueses, ndërsa në Cërrik, MFC Genusi vijon të jetë në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat