Stuhi dëbore në Itali, anulohet ndeshja e rëndësishme

Futboll

Stuhi dëbore në Itali, anulohet ndeshja e rëndësishme

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:02
Stuhi dëbore në Itali, anulohet ndeshja e rëndësishme

Stuhi dëbore në Itali, anulohet ndeshja e rëndësishme!

Vala e motit të keq që goditi Italinë nga veriu po zbret ngadalë në qendër dhe në jug dhe pak para sfidës mes Avelinos dhe Katanias në “Partenio-Lombardi” një stuhi e vërtetë bore ka goditur vendin, duke bërë të pamundur zhvillimin e këtij dueli, i cili konsiderohet si një derbi i vërtetë në Serinë C.

I habitshëm është fakti, së në harkun kohor të 30 minutave, fusha sintetike dhe tifozët, u mbulua tërësisht me një shtresë të bardhë që shoqëronte dy skuadrat në nxehmje.

Përpara se skuadrat të zbrisnin në fushë, gjithçka ishte në normalitet, teksa më pas, u bë i pamundur zhvillimi i duelit për shkak të stuhisë së dëborës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat