Barcelona ka përshpejtuar operacionin Erling Haaland

Futboll

Barcelona ka përshpejtuar operacionin Erling Haaland

Më: 4 mars 2022 Në ora: 17:58
Barcelona ka përshpejtuar operacionin Erling Haaland

Barcelona ka përshpejtuar operacionin Erling Haaland, sipas Mundo Deportivo-s. Xavi Hernandez ka udhëtuar drejt Gjermanisë të martën për të folur përsonalisht me norvegjezin dhe për t’i shpjeguar vizionin e tij për të ardhmen.

Kjo nuk është hera e parë që Xavi është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në operacione të tilla. Ai ka folur direkt me Dani Alves dhe Ferran Torres para se ata të kalonin te Barcelona dhe ka bërë të njëjtën gjë me Ousmane Dembele dhe mesfushorin Franck Kessie të Milan-it.

Joan Laporta është takuar gjithashtu me menaxherin Mino raiola javën e kaluar, duke i ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare për një total prej 195 milionë eurosh. Që do të paguhej në këtë mënyrë: 20 milionë euro në sezonin e parë, 30 në të dytin, 40 në të tretin, 50 në të katërtin dhe 55 në vitin e fundit.

Haaland thuhet se preferon një marrëveshje trevjeçare me një opsion për dy vite të tjerë.

Raiola, gjithmonë sipas Mundo Deportivo-s, e ka këshilluar klientin e tij të zgjedhë Barcelona-n para Real Madrid-it dhe Manchester City-t, dy rivalët kryesorë të katalanasve. Vetëm koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë, por duket se saga po i afrohet fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat