Atletico gjunjëzon Betisin

Futboll

Atletico gjunjëzon Betisin

Më: 6 mars 2022 Në ora: 23:07
Atletico gjunjëzon Betisin

Atletico e Madridit bën tri fitore radhazi, ngjiten në zonën Champions dhe rigjen një Joao Felix në formë. “Ylli” portugez shënoi dy gola dhe dha asistin për një të tretë në suksesin 1-3 të “Los Colchoneros” në fushën e Betisit.

Me këtë disfatë skuadra andaluziane ka humbur përnjëherë dy pozicione, pasi më herët e parakaloi Barcelonës, falë suksesit 1-2 me përmbysje në fushën e Elches.

Në “Benito Villamarin” Felix e zhbllokoi takimin që në minutën e 2-të i asistuar nga Correa dhe reagimi i fortë i Betisit konkretizua me gol vetëm në minutën e pestë shtesë të fraksionit hapës (shënoi Cristian Tello).

Atletico nuk e humbi toruan dhe në të 61-tën riktheu avantazhin me të njëjtin autor, Joao Felix, këtë herë i shërbyer nga Llorente. Atletico e mbylli ndeshjen në minutën e 80-të me golin e Lemar. 48 pikë Barcelona, 48 edhe Atletico, por me golaverazh më të dobët dhe me një ndeshje më shumë për t’u zhvilluar nga “blaugranat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat