Barcelona kthen sytë nga Lewandowski

Futboll

Barcelona kthen sytë nga Lewandowski

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:06
Barcelona kthen sytë nga Lewandowski

Barcelona raportohet se ka kthyer sytë nga Robert Lewandowski, pasi objektivi i tyre kryesor, Erling Haaland, raportohet se është afër transferimit te Manchester City.

Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munihin skadon në vitin e ardhshëm, teksa ende nuk ka bisedime mes palëve për rinovim,

Kësisoj, sipas “AS”, Barcelona ka shtuar në listë Lewandowskin, i cili mund të largohet nga “Allianz Arena” gjatë verës.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 34-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë.

Megjithatë, situata e tij mund edhe të shfrytëzohet nga Barcelona, për ta transferuar me një çmim sa më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat