Lazio fiton ndaj Venezia

Futboll

Lazio fiton ndaj Venezia

Më: 14 mars 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Skuadra e Lazio ka fituar ndeshjen ndaj Venezia.

Maurizio Sarri me lojtarët e tij kanë siguruar tri pikë të reja në Serie A, duke mposhtur Venezian me rezultatin 1:0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Ciro Immobile, në minutën e 57’ të takimit.

Sulmuesi italian u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Me këto tri pikë, Lazio merr pozitën e pestë dhe vazhdon garën për një vend që çon në garat evropiane.

Lazio shkon në kuotën e 49 pikëve, kurse Venezia mbetet me 22 pikë në pozitën e 18-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat