Guardiola gjen arsyen e barazimit ndaj Palace

Futboll

Guardiola gjen arsyen e barazimit ndaj Palace

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:53
Guardiola gjen arsyen e barazimit ndaj Palace

Manchester City “ngeci” në një barazim pa gola në transfertë ndaj Crystal Palace teksa komplikoi kryesimin e Premier League duke qenë se kundërshtari direkt Liverpool në rast të një triumfi në ndeshjen ndaj Arsenal do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë.

Ndërkaq, pas barazimit foli trajneri Pep Guardiola i cili e vlerësoi në mënyrë pozitive paraqitjen e të tijve ndërsa theksoi se fusha ndikoi në lojën e “Qytetarëve”.

“Në luajtëm për të fituar lojën, krijuam më shumë raste dhe pësuam pak nga kundërshtari.

Këtë mund ta faktojnë më së miri statistikat të cilat janë aty dhe të gjithë i shohin, ishte e mrekullueshme mënyra si luajtëm në një fushë të vështirë, ku edhe bari nuk ishte perfekt dhe nuk ndihmoi në lojë.

Por, e rëndësishme për mua ishte fakti që në dominuam si kur kishim topin, ashtu edhe kur nuk e kishim atë. Zhvilluam një lojë shumë të mirë. Pse nuk zëvendësova asnjë? Djemtë po luanin mirë dhe nuk kishte arsye të lëvizja”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat