“Nuk kam nënshkruar asgjë me Barcelonën”, Mazraoui flet për të ardhmen e tij

Futboll

“Nuk kam nënshkruar asgjë me Barcelonën”, Mazraoui flet për të ardhmen e tij

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:32
“Nuk kam nënshkruar asgjë me Barcelonën”, Mazraoui flet për të ardhmen e tij

I eliminuar nga Liga e Kampionëve me Ajax Amsterdam nga Benfica, Noussair Mazraoui, u rikthye në qendër të vëmendjes për thashethemet në lidhje me transferimin e tij në FC Barcelona sezonin e ardhshëm.

Dhe mund të themi se mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar zbuloi gjithçka në lidhje me lajmet e fundit për të adhmen e tij.

“Unë ende nuk kam nënshkruar asgjë me Barcelonën. Nuk ka asgjë konkrete, nuk jam as afër ta bëj. Përndryshe do të jem i sinqertë dhe do ta them,” shpjegoi ai për mediumet holandeze pas ndeshjes.

Ajax humbi mbrëmë nga Benfica me rezultatin 0:1, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 2:3 në ndeshjen e 1/16 së finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat