Grezda dorëzohet për Gerrard: Trajneri më i mirë që kam punuar

Futboll

Grezda dorëzohet për Gerrard: Trajneri më i mirë që kam punuar

Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:16
Grezda dorëzohet për Gerrard: Trajneri më i mirë që kam punuar

Pika ku duhej të ishte kulmi i Eros Grezdës, në fakt rezultoi rënia e tij. Flasim për aventurën te Rangers dhe gjithçka e zbuloi vetë lojtari në Sport Magazine.

Grezda i kishte folur me tone të ashpra Gerrard pasi nuk e futi në fushë, teksa në ndeshjen e parë sulmuesi realizoi dy gola.

Por në një intervistë të fundit, Grezda ka theksuar se Gerrard ishte trajneri më i mirë me të cilin ka punuar.

“Për fat të keq nuk luajta derbin e famshëm Old Firm për shkak të dëmtimit. Por këto janë ndeshje vërtet speciale, atmosfera që mbizotëron para derbit, në gjithçka.

Steven Gerrard? Legjenda, trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai jeton për futbollin, i dorëzohet plotësisht. E shoh me siguri si trajnerin e ardhshëm të Liverpool-it, shpresoj si pasardhësin e Jurgen Klopp”, tha Grezda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat