Bytyqi shënon por nuk ia dolën ndaj Fenerbahces

Futboll

Bytyqi shënon por nuk ia dolën ndaj Fenerbahces

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:57
Bytyqi shënon por nuk ia dolën ndaj Fenerbahces

Zymer Bytyqi shënoi por nuk i kreu punë ky gol skuadrës së tij, Konyaspor, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në Stamboll nga Fenerbahce. 

Bytyqi shënoi në minutën e 35-të, por kjo epërsi përmbyset në 45 minutat e dytë. 

Kim Min-Jae (65') e Pelkas (89') realizuan për fitoren e Fenerbahces.

Bytyqi, Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshi, u paraqitën standardë për Konyasporin. 

Çekiçi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të e  Bytyqi është zëvendësuar në minutën e 74-të.

Futbollisti Mërgim Berisha luajti nga minuta e 90-të për Fenerbahcen. 

Pas javës së 30-të në kampionatin turk, Fenerbahce është në vend të tretë me 53 pikë, dy me pak se Konyasport në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat