Juventusi kthen sytë nga Salah

Futboll

Juventusi kthen sytë nga Salah

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:09
Juventusi kthen sytë nga Salah

Mohamed Salah ka kontratë deri në vitin 2023 me Liverpool, megjithatë bisedimet për rinovimin e kontratës nuk duken në rrugë të mbarë.

Mediet italiane raportojnë për “idenë e çmendur” se Juventus do të tentojë të afrojë sulmuesin egjiptian.

Bashkë me Vlahovic, Salah do të perfeksiononte sulmin e “Zonjës së Vjetër” dhe do e kthente në një “rrezik” të madh për klubet e tjera të Seria A.

29-vjeçari është shumë i pëlqyer nga Allegri dhe do të kthehej në protagonist të padiskutueshëm në Itali.

Duhet theksuar se Liverpool nuk ka hequr dorë nga sulmuesi dhe do të tentojë ta bindë, ndërsa edhe vetë Salah pëlqen të qëndrojë te “The Reds”, por gjithsesi palët duhet që së pari të bëjnë disa tolerime në kriteret e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat