Durmishi godet: Nuk ka ma pronari i një klubi me qenë anëtar komiteti

Futboll

Durmishi godet: Nuk ka ma pronari i një klubi me qenë anëtar komiteti

Nga: K.G. Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:49
Durmishi godet: Nuk ka ma pronari i një klubi me qenë anëtar komiteti

Zhvillime interesante në futbollin e Kosovës në prag të Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Agim Ademi, mbetet kandidat i vetëm për kryetar të FFK-së, njeriu që kontriboi shumë për futbollin e Kosovës, që nga pavarësimi i futbollit në vitet e 90-ta nga ai ish jugosllav dhe serb.

Ish zyrtari i FC Prishtina, Avni Durmish, godet me disa fjalë.

Image

“Nuk ka ma pronari i një klubi me qene anëtar komiteti.  

Nuk ka ma pronari i një klubi me qenë anëtar komiteti, e me pas njeriun e vet ne delegim të gjyqtarëve, e me ble një portal sportiv e me i bo shantazhe klubeve rivale, gjyqtareve etj.

Nuk mundeni me kriju opinion publik duke i kap redaktorët e politikës nëpër media, sepse kush merret me futboll e din fort mirë kush jeni dhe çka përfaqësoni Ju”, reagon Durmishi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat