De Biasi, i zhgënjyer nga Italia

Futboll

De Biasi, i zhgënjyer nga Italia

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:53
De Biasi, i zhgënjyer nga Italia

Ish-trajneri i kuqezinjve, që e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një kompeticioni madhor si “Euro 2016”, tashmë në stolin e Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, ka folur për mikrofonat e “Radio 24”.

Duke iu rikthyer kohës së zgjedhjes së Giampiero Ventura si trajner i axurrëve, pas lamtumirës së Antonio Contes, ish-tekniku i kombëtares sonë ka nënvizuar: “Kisha mundësi ta drejtoja kombëtaren italiane, isha në garë me Giampiero Venturën.

Kisha disa biseda me drejtuesit, por më pas u bë një zgjedhje tjetër, që më bëri të ndihem keq. Kërkova ‘carte blanche’ për t’i menaxhuar disa situata”.

Ndërkohë, duke u ndalur tek eliminimi i Italisë së Roberto Mancinit nga Botërori i Katarit, i dyti radhazi pas atij të Rusisë, De Biasi shtoi:

“Kjo është pjesë e futbollit. Është mirë të shkosh në dasma, por është keq të marrësh pjesë në varrime… Për disa, Roberto Mancini është një budalla sot, por mos harroni se ishte hero korrikun e vitit të kaluar. Kur fitoi Kampionatin Europian, të gjithë e vlerësuan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat