Andin Lokaj: Incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë

Futboll

Andin Lokaj: Incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë

Nga: K.G. Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:24
Andin Lokaj: Incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë

Komentatori sportiv, Andin Lokaj, është i shokuar me incidentin që ndodhi sot në Gjilan, në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u shqelmua në fytyrë nga një shikues i pandërgjegjshëm.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+4, kur rezultati ishte baras (1:1), në kuadër të javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Lokaj tha se incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë.

“Incidenti që ndodhi sot në përfundim të ndeshjes Gjilani - Ballkani ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë në mënyrë që të njolloset Federata e futbollit dhe Kryetari Agim Ademi

Edhe po të mos shënohej goli siç u shënua, gjasat që të ndodhte incidenti ishin të mëdha. 

Jo serioziteti i organizimit të ndeshjes, terreni krim, stadiumi pa rrethoja duke e ditur që është ndeshje derbi dhe e rrezikshmërisë së lartë, më së miri tregon seriozitetin e qytetit të Gjilanit i cili i pati dy javë kohë që të përgatit këtë ndeshje në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat