Kërkojnë shkarkimin e Frank Lampard

Futboll

Kërkojnë shkarkimin e Frank Lampard

Më: 7 prill 2022 Në ora: 17:50
Kërkojnë shkarkimin e Frank Lampard

Everton po qëndron në “fije të perit” sa i takon mbijetesës, pasi aktualisht pas 29 javëve të luajtura në Premier League, skuadra renditet në vendin e 17-të me vetëm 25 pikë, ku zona e ftohtë ndodhet vetëm 1 pikë larg.

Rezultatet e negative të marra nga skuadra kanë bërë që të pozicionohet në një vend aspak komodë për “Toffees”, me mbijetesën që i kërcënon vazhdimisht.

Sigurisht përgjegjësitë për këto rezultate bien mbi trajnerin, Franck Lampard, pasi në 9 ndeshje në kampionat ka grumbulluar vetëm 6 pikë, shumë larg pritshmërive që drejtuesit kishin për teknikun londinez.

Tashmë duke parë një situatë të tillë tifozët kërkojnë largimin e trajnerit, por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq edhe ish-sulmuesi i njohur, Victor Anichebe ka dalë hapur për një shkarkim të Lampard.

“Skuadra është e keqe dhe jam plotësisht dakord, por edhe Lampard nuk po bën mirë. Ndaj mendoj se është koha e duhur që ai të shkarkohet, pasi më vonë do të jetë e pamundur që të luftohet më për mbijetesën”, u shpreh ish sulmuesi i “Toffees”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat