Igor Belanov, në të kaluarën fitues i Topit të Artë, tani duke luftuar agresorin rus në Ukrainë

Futboll

Igor Belanov, në të kaluarën fitues i Topit të Artë, tani duke luftuar agresorin rus në Ukrainë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:21
Igor Belanov ne Ukraine

Igor Belanov, i cili në të kaluarën, respektivisht në vitin 1986 ishte fitues i Topit të Artë, tani i është bashkuar trupave ushtarake të Ukrainës për të luftuar agresorin rus që po pushton shtetin e tij.

Belanov kishte fituar tetë tituj me Dynamo Kievin, dhe po ashtu kishte luajtur për skuadrat gjermane Borussia Monchengladbach dhe Eintracht Braunschweig përgjatë viteve 1980-1990.

Por, tani 61 vjeçari, i cili është njëri nga tre ukrainaset e vetëm që ka fituar Topin e Artë, tani i është bashkuar boksierit Oleksandr Usyk, dhe bëhet njëri nga ikonat e sportit që kap armën në dorë pnat e sportit që kap armën në dorë për ta mbrojtur vendin e tij.

Ish-sulmuesi ukrainas u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Andriy Pavelko, pasi që ky i fundit vizitoi qytetin e Odessa, qytet ky ku la lindur vetë Belanov.

Dyshja në fjalë u takuan për të biseduar me disa grupe të ndryshme ushtarake, dhe për të shpërndarë ndihmë dhe dhurata të ndryshme.

Ndërkaq, Belanov së fundmi vizitoi një spital në Ukrainë, ku kishte shfrytëzuar rastin që të tregojë Topin e tij të Artë të fituar në vitin 1986, drejt njerëzve të lënduar dhe të prekur nga kjo luftë.

“Guxim i mrekullueshëm dhe një shpirt luftarak i palodhur. Këto dhe shumë gjëra të tjera i karakterizojnë luftëtarët tanë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ne jemi me ju. Paqe për Ukrainën, dhe fitore drejt të gjithë atyre që e konfrontojnë okupatorin i cili ka ardhur këtu për të shkatërruar tokën tonë, dhe njerëzit tonë heroikë”, tha Belanov.

Pasi që u pensionua nga futbolli, pas 132 golave në 462 ndeshje përgjatë karrierës së tij si futbollit profesional, Belanov u bë aksionari më i madh në klubin zviceran FC Wil, por pas një kohe të shkurtër u largua.

Në vitin 2018, ai iu bashkua bordit strategjik për zhvillim në Federatën e Futbollit të Ukrainës, ndërkaq edhe është emëruar si njëri nga legjendat e futbollit ukrainas në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat