Prishtina si vendase luan në Drenicë!

Futboll

Prishtina si vendase luan në Drenicë!

Nga: K.G. Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:34
Prishtina si vendase luan në Drenicë!

Prishtina si vendase do të luajë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Kryeqytetasit përballen me Malishevën, ndeshje e skuadrave që luftojnë për pozitën e pestë eventualisht të katërt.
Prishtina renditet në vend të pestë me 35 pikë e Malisheva në të 6-tin me 34. 

“FC Prishtina ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Malishevës të dielën (10 prill) me fillim nga ora 13:30. 

Ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, mirëpo në stadiumin "Bajram Aliu" në Skënderaj. 

Një vendim i tillë erdhi për shkak të ruajtjes së fushës pasi që Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave të martën më 12 Prill përballet me Belgjikën në "Fadil Vokrri"”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat