Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Futboll

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në “Zahir Pajaziti”, atje ku Llapi e pret Prishtinën.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 2:1, por ende gjithçka është e hapur për t’u përcaktuar pasnesër.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ramiz Sadikut dhe Dritës, me gjilanasit që janë me një këmbë në finale.

Drita e fitoi ndeshjen e parë si vendase me rezultatin 3:0.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale të mërkurën do të zhvillohen nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat