Gjici konfirmon lajmin për stadiumin

Futboll

Gjici konfirmon lajmin për stadiumin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:10
Gjici konfirmon lajmin për stadiumin

Presidenti i nderit, Safet Gjici foli në një lidhje direkte për Supersport me gazetarin Anarildo Alia përpara nisjes së takimit Kastrioti-Kukësi.

Ekipi verilindor tenton fitoren pas tre barazimeve radhazi, teksa Gjici konfirmoi se ekipi i Longos do të rikthehet më 23 prill në Kukës për takimin me Laçin, sfidë në të cilën do të inaugurohet stadiumi “Kukës Arena”.

“Ndeshjet e fundit janë shumë të forta. Kampionati është mbyllur, Tirana e ka mbyllur sa i përket pikëve. Sot është ndeshje shumë e fortë. Më ka lënë shije të hidhur ndeshja me Egnatian, ishte një ndeshje që duhej fituar. Kemi kritika për mënyrën se si u anulua goli, arbitri nuk iku ta shohë.

Të shohim përpara, jemi në treshe. Tani kthehemi në fushën tonë, me 23 do luajmë me Laçin në fushën tonë, është çështje e mbyllur. Sezoni i katërt që shtegtojmë, i kemi marrë me radhë gjithë fushat e Shqipërisë. Lodhje e madhe, ka ndikuar, por tre barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur, por Kastrioti është lart në tabelë, fitoi me Vllazninë.

Longo? Duhet të ketë rezultate që të konfirmohet. Objektivi ynë është pjesëmarrja në Europë. Nuk kemi siguruar asgjë, t’i konsiderojmë si finale këto tetë ndeshje. Longo dhe stafi duhet të punojnë fort, konkurrenca në Europa është e madhe. Nuk duhet të bëjmë hap pas, t’i fitojmë ndeshjet një nga një. Do vazhdojmë nëse kapim Europën, vitin tjetër do synojmë titullin kampion”, deklaroi Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat