Ky është reagimi i Ronaldos

Futboll

Ky është reagimi i Ronaldos

Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:48
Ky është reagimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo është më meritori në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Norwichit në shtëpi në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.

Manchester United triumfoi 3:2 ndaj Norwichit të Milot Rashicës falë një super paraqitje nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi realizoi të tre golat e vendasve sonte, teksa nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i tij.

“Shumë i lumtur me këtë fitore dhe për rikthimin në rrugën e duhur në Premier League.

Siç e thashë më parë, arritjet individuale vlejnë vetëm kur na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona si ekip, dhe hat-trick i 60-të në karrierën time është shumë më i rëndësishëm sepse na solli 3 pikët. Ju lumtë, djema, përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjithë. Ne nuk dorëzohemi, ne po luftojmë deri në fund!”, shkroi Ronaldo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat