Cavani, shkon drejt fundit të karrierës

Futboll

Cavani, shkon drejt fundit të karrierës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:44
Cavani, shkon drejt fundit të karrierës

Real Madridi është duke menduar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavanin.

Sipas medieve britanike, ‘Los Blancos’ janë duke e monitoruar situatën e Cavanit.

Reprezentuesi i Urugait në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Old Traffordi’.

35 vjeçari, i cili ka përvojë të madh në futbollin evropian, duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

Cavani, i cili po shkon drejt fundit të karrierës së tij futbollistike, prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Barcelona.

Por, siç raportohet, tashmë në garë për lojtarin është edhe rivali i përjetshëm i katalonasve, Real Madrid.

Krahas Barcelonës dhe Real Madridit, Cavani është i lidhur edhe me rikthimin e tij në vendlindje, edhe pse duket se lojtari preferon që të paktën edhe një sezon të luajë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat