Kampionatet e shkollave 9 vjeçare, 887 vajza të regjistuara në të gjithë vendin

Futboll

Kampionatet e shkollave 9 vjeçare, 887 vajza të regjistuara në të gjithë vendin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:37
Kampionatet e shkollave 9 vjeçare, 887 vajza të regjistuara në të gjithë vendin

Futbolli i femrave dhe fëmijëve në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Prej disa vitesh ky institucion ka nisur disa projekte për zhvillimin e mëtejshëm të këtij futbolli, siç është edhe kampionati për vajza në shkollat 9-vjeçare, një projekt që çdo ditë e më tepër po i afron vajzat e vogla rreth këtij sporti.

Përveç mbështetjes financiare dhe materiale që FSHF ofron për ekipet e femrave në kampionatin elitë, mbështetje materiale ofrohet edhe për këtë projekt të veçantë për vajzat e vogla, të cilat të apasionuara pas kësaj loje janë regjistruar në kampionatet e shkollave përkatëse, duke pasur mundësinë të praktikojnë pasionin e tyre.

60 shkolla 9-vjeçare i janë bashkuar kësaj iniciative të veçantë në 6 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Korçë, teksa numri i vajzave që luajnë futboll është 887, një shifër mjaft e mirë kjo për të ardhmen dhe zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë.

Të gjitha shkollat pjesëmarrëse janë pajisur me bazë materiale nga FSHF, si uniforma dhe topa futbolli, duke ndihmuar dhe asistuar kështu këto vajza që janë bërë pjesë e kësaj loje dhe stafet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat