Gosens: Ajo fitore na dhuroi kampionatin

Futboll

Gosens: Ajo fitore na dhuroi kampionatin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:00
Gosens: Ajo fitore na dhuroi kampionatin

Robin Gosens, mbrojtës i krahut i Inter-it, ka dhënë një intervistë për DAZN. Lojtari zikaltër nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës kundër Bologna-s.

Gjermani, përveçse ka folur në lidhje me luftën për titull në Itali, ka komentuar edhe eksperiencën e tij me klubin zikaltër.

“Mund të kisha qëndruar tek Atalanta, do të kisha luajtur gjithmonë aty. Megjithatë, Inter-i ka qenë një mundësi unike. Tani po përballem përsëri me konkurrencën e një lojtari, në këtë rast Perisic, që po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ka fituar gjithçka”, ka thënë Gosens.

“Megjithatë, jam absolutisht i bindur se kjo sfidë do të më ndihmojë të përmirësohem. Është një çmenduri që më është dhënë mundësia të luaj te një nga klubet më të mëdha në botë, veçanërisht pas një dëmtimi.

“Është me të vërtetë argëtuese këtu, Inter-i ka një skuadër të madhe, një dëshirë të pabesueshme për të fituar gjithmonë. Natyrisht, ka edhe presion për të fituar çdo ndeshje. Por kjo është ajo që e bën gjithçka fantastike.

“Fitorja kundër Juventus-it? Ky sukses do të na sjellë titullin. Para ndeshjes kemi thënë: ‘Nëse fitojmë, do të jemi kampionë’. Dhe kështu do të jetë, jam absolutisht i bindur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat