Tuchel nuk ka ndërmend të braktisë Chelsean

Futboll

Tuchel nuk ka ndërmend të braktisë Chelsean

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:27
Tuchel nuk ka ndërmend të braktisë Chelsean

Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të braktisë Chelsea. Klubi londinez po kalon një moment të komplikuar pas shitjes së detyruar nga ana e rusit Roman Abramovich.

Tekniku gjerman konfirmoi lidhjen e tij të madhe me Chelsea, duke gëzuar tifozët anglezë, që janë akoma të paqartë se çfarë do ndodhë me ekipin e tyre të zemrës.

“Pavarësisht se si shkojnë gjërat dhe sa aktivë do jemi në merkato, do të bie në dashuri me skuadrën që do të kem në dispozicion dhe do të tentoj ta çoj në limite.

Do të jap maksimumin tim që nga faza përgatitore, do të jap më të mirën gjatë gjithë sezonit dhe do të përfshihem plotësisht në projektin e klubit, me gjithë zemër dhe të gjitha aftësitë e mia”, theksoi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat