Grealish detyrohet t’i fshijë të gjitha

Futboll

Grealish detyrohet t’i fshijë të gjitha

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:36
Grealish detyrohet t’i fshijë të gjitha

Manchester City u eliminua nga Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League, dhe kjo gjë ka mërzitur tifozët pa masë.

Në qendër e kritikave për shkak të këtij eliminimi ka përfunduar lojtari i Cityt, Jack Grealish, i cili përballë “Los Blancos” kishte dy mundësi shënimi në “Bernabeu”, të cilat nuk arriti t’i shfrytëzonte.

Fakti se pse Grealish u kritikua lidhet pak edhe me të kaluarën e tij, me anglezin që ishte fans i madh i Real Madridit.

Madje, në “Twitter”, ai kishte publikuar postime të shumta, ku shfaqej në përkrahje të klubit spanjoll.

Por, duket se ai e ka kuptuar reagimin e tifozëve dhe tashmë ka fshirë të gjitha postimet e kaluara që kishte në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat