Fiorentina e gatshme t’ia paguajë Arsenalit 15 milionë euro

Futboll

Fiorentina e gatshme t’ia paguajë Arsenalit 15 milionë euro

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:04
Fiorentina e gatshme t’ia paguajë Arsenalit 15 milionë euro

Lucas Torreira duket se edhe sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e skuadrës italiane, Fiorentina.

Torreira po luan sezonin e parë tek klubi nga Firenca në formë huazimi nga Arsenali, por siç raportojnë mediat italiane, Fiorentina është e gatshme të paguajë kartonin e plotë të lojtarit.

“Skuadra italiane është e gatshme të paguajë 15 milionë euro për të huazuarin nga Arsenali, Lucas Torreira”, shkruan ‘Calciomercato’.

‘Viola’ është e kënaqur me formën që ka treguar këtë sezon të garave 25 vjeçari, të cilit do t’i ofrojnë kontratën e re.

Fiorentina dhe Torreira thuhet se shumë shpejtë do të zyrtarizojnë kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat