Xhevdet Muriqi: U takova me kryetarin e FFK-së dhe me veteranët e Kosovës në Bruksel... 

Futboll

Xhevdet Muriqi: U takova me kryetarin e FFK-së dhe me veteranët e Kosovës në Bruksel... 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:12
Agim Ademi e Xhevdet Muriqi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, ka takuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe disa nga ish bashkëlojtarët e tij, Isa Sadriun, Muharrem Sahitin etj.

Ai bisedoi për shumë gjëra, sidomos për ecurinë e futbollit të Kosovës.

“Ishte kënaqësi që u takova me veteranët e Kosovës në Bruksel dhe me kryetarin  e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku me njoftoj për shumë ide për futbollin e Kosovës në përgjithësi. 

Image

Xhevdet Muriqi e Muharrem Sahiti

Po ashtu me njoftoj për investime dhe për ndërtimet e fushave të futbollit në Kosovë. 

Image

Dhe jam falënderues për gjeneratën tonë se po na bashkon për vite me radhë.

Image

Veteranët

I uroj suksese në udhëheqjen e futbollit të Kosovës”, thotë Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat