Dybala arrin marrëveshje me Interin

Futboll

Dybala arrin marrëveshje me Interin

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:51
Dybala arrin marrëveshje me Interin

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, me lot në sy tashmë e ka dhënë edhe lamtumirën në Juventus përpara tifozëve të tij.

Përpara se të largohet përfundimisht, ai në fundjavë do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetë” dhe më pas do të jetë i lirë ta zgjedhë ekipin e ri.

Por, duke se sulmuesi tashmë e ka zgjedhur klubin e ri.

Kjo, sipas mediumit Italian “Corriere della Sera” argjentinasi ka arritur marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Interit.

Sipas mediumit të lartëpërmendur, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë katërvjeçare.

Ndërkohë, Dybala ishte pjesë e Juves që nga viti 2015, ku prej asaj periudhe deri më tani ai ka arritur të regjistrojë 81 gola në 206 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat