Terrier pasues i Mane te Liverpooli?

Futboll

Terrier pasues i Mane te Liverpooli?

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:15
Terrier pasues i Mane te Liverpooli?

Sadio Mane tashmë ka ndarë mendjen që të largohet nga Liverpooli.

“The Reds” sipas medieve angleze, janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Mane-s.

Klubi nga ‘Anfield’ është i interesuar për ylli i Rennas, Martin Terrier.  25-vjeçari, i cili ka bërë një sezon të madh me skuadrën franceze, nga drejtuesit e Liverpoolit shihet si lojtar ideal për të zëvendësuar senegalezin.

Terrier në sezonin që mbyll pak ditë më parë, ka zhvilluar 46 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Krerët e Liverpoolit mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, kartoni i të cilit kap shifrën 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat