Planifikon takimin me Maldinin

Futboll

Planifikon takimin me Maldinin

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:48
Planifikon takimin me Maldinin

Vite më parë ishte ai që shqiptoi frazën poetike: “Disa dashuri nuk mbarojnë, bëjnë kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen”. Adriano Galliani, duke perifrazuar një këngë të Vendittit, i përmblodhi ngjarjet e merkatos keshtu…

Një rikthim për vetë Gallianin mund të ndodhë së shpejti: menaxheri sportiv pritet në Milano, vendi i tij i vjetër i punës. Por jo për një rikthim të bujshëm në planet drejtuese të kuqezinjve, por si CEO i Monzas së tij. Skuadra që së bashku me Silvio Berlusconin e ka sjellë historikisht në Serie A.

Siç raporton Calciomercato.com, një takim mes Gallianit dhe drejtuesve aktualë të Milanit është planifikuar për disa ditë. CEO duhet të flasë me Paolo Maldinin dhe Ricky Massara për disa lojtarë në pronësi të kuqezinjve.

Monza ka ide të qarta. Për vitin e ardhshëm të Serisë A, klubi bardhekuq dëshiron të ruajë shtyllën kurrizore të promovimit, nën drejtimin e Giovanni Stroppa. Por merkato do të jetë e nxehtë, me Gallianin gati për të përforcuar të gjitha repartet me eksperiencë dhe perspektivë.

Dy jane lojtarët e Milanit që ish-menaxheri i Milanit i ka vënë tashmë në shënjestër. Janë dy elementë që do të kthehen te Milanello pas huazimeve përkatëse, por që me shumë mundësi nuk do të përfshihen në rotacionet e ardhshme të Stefano Piolit për ekipin e tij të parë.

Emri i parë është ai i Mattia Caldara, një qendror mbrojtës që luajti një sezon të mirë në Venezia në formë huazimi. Ai do të kthehet në bazë, por jo për të qëndruar: klasa e 1994-ës është gati të vlerësojë propozimet e reja, përfshirë atë të Monza-s së sapo promovuar.

Milani është i gatshëm ta shesë plotësisht edhe për disa milionë euro. Tjetri është një profil me një perspektivë më të madhe. Monza do të donte Lorenzo Colombo, sulmues i shkollës së Milanit, i lindur në vitin 2002.

Pas huazimit te SPAL, ai ende duhet të luajë dhe të rritet. Kuqezinjtë mund ta shesin atë në formë huazimi, Galliani do ta donte atë si një përforcim të perspektivës sulmuese. Pra, në Casa Milan do të flasim mbi të gjitha për këto dy profile.

Por kjo nuk është e gjitha: Monza po ndjek me interes historinë e lidhur me Junior Messias, anësorin brazilian të huazuar nga Crotone te Milani. Galliani do të pyesë Maldinin për vendimet e ardhshme të kuqezinjve, nese do ta mbajne ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat