Ten Hag sfidon Conten për numrin 10 danez

Futboll

Ten Hag sfidon Conten për numrin 10 danez

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 11:24
Ten Hag sfidon Conten për numrin 10 danez

Manchester United dëshiron shërbimet e Christian Eriksenit pas rikthimit spektakolar të danezit në Premier League.

Kështu raporton “Mirror”, që shpjegon se si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, do të dëshironte ta niste procesin e revolucionarizimit të skuadrës duke nisur që nga mesfusha.

Pas largimit të detyruar nga Interi për shkak të arrestit kardiak të pësuar në Kampionatin Evropian me Danimarkën e tij dhe implantimit të një defibrilatori kardiovaskular, Eriksen u rikthye në fushë me Brentfordin, duke shënuar 1 gol (dha edhe katër sistime) në 11 ndeshje të Premier League.

Më tej, shton “Mirror”, para se të kthehej në fushat e futbollit anglez, “playmakeri” 30-vjeçar ka kryer një pjesë të rikuperimit fizik dhe atletik nën mbikëqyrjen e Ten Hag, kur trajneri holandez ishte ende i ulur në pankinën e Ajaxit.

Për Eriksen kohët e fundit ka pasur interesim konkret edhe nga Tottenhami, klub ku Eriksen ka shkëlqyer para se të transferohej tek Interi, nën urdhrat e Contes. Pikërisht trajneri italian, që e njeh në detaje lojën e danezit, shpreson ta ketë në dispozicion edhe te “Spurs”-at.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat