Drita nis përgatitjet për garat evropiane

Futboll

Drita nis përgatitjet për garat evropiane

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:32
Drita nis përgatitjet për garat evropiane

FC Drita ka nisur sot (e mërkurë) përgatitjet për garat Evropiane, përkatësisht për Ligën e Konferencës.

Kjo u bë e ditur pasi vet klubi nga Gjilani përmes një postimi në faqen zyrtare ku shihen lojtarët duke u stërvitur.

Drita siguroi daljen në Evropë përmes pozitës së tretë në tabelë, derisa nuk arriti të fitojë asnjë torfe këtë edicion, duke humbur garën për titull me Ballkanin, teksa në finalen e Kupës së Kosovës u mposht nga Llapi.

Kujtojmë se, Drita deri më tani është treguar aktive në merkato, pasi ka siguruar shërbimet e talentit, Blend Baftiu, Besnik Krasniqi e duke rinovuar kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat