Zhgënjimi i Ernest Muçit me Shpresat e Shqipërisë

Futboll

Zhgënjimi i Ernest Muçit me Shpresat e Shqipërisë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:36
Zhgënjimi i Ernest Muçit me Shpresat e Shqipërisë

Nëse shohim të gjithë listën e lojtarëve që Shqipëria U-21 ka pasur në gjithë këto kohë të kualifikueseve, Ernest Muçi dallohet mbi të tjerët. Jo vetëm sa i përket kuqezinjëve, por edhe ndaj kundërshtarëve.

Jo gjithmonë të rastis që të kesh një lojtar të Legias së Varshavës, të ekipit të parë.

Por performanca e këtij futbollisti ka qenë zhgënjyese deri tani pasi nuk ka arritur të bëjë diferencën. Vetëm dy gola ka shënuar Muçi në gjithë këtë rrugëtim dhe të dy golat kanë ardhur në të atë fitore ndaj Andorrës U-21 në vendin tonë me shifrat 2-0.

Ndërkohë në total numërohen edhe dy penallti të humbura, ajo kundër Andorrës U-21 dhe kundër Sllovenisë në transfertë.

Ndeshja e fundit e kualifikueseve të këtij edicioni do të jetë kundër Kosovës U-21 për të përmbyllur gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat