Pirlo rikthehet në stol, firmos me ekipin turk

Futboll

Pirlo rikthehet në stol, firmos me ekipin turk

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:10
Pirlo rikthehet në stol, firmos me ekipin turk

Andrea Pirlo nis një aventurë të re në rolin e trajnerit.

Një vit pas largimit nga Juventusi, ish-mesfushori i klubeve më të mëdha në Serinë A (Inter, Juventus, Milan) dhe i përfaqësues italiane të futbollit, do të drejtojë ekipin turk Fatih Karagümrük.

Siç raporton “Sky Sport”, Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit turk. Një rikthim me tutat e trajnerit për italianin pas përvojës së tij në krye të Juventusit, gjatë sezonit 2020/2021 me dy trofe të fituar (një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë).

Te Karagümrük, Prilo gjen shumë lojtarë italiane dhe që kanë luajtur në Serinë A: nga Viviano dhe Biraschi te Borini, duke kaluar nga ish-lojtari i Interit, Karamoh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat