Irlanda nuk pyet për Skocinë

Futboll

Irlanda nuk pyet për Skocinë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:28
Irlanda nuk pyet për Skocinë

Ukraina siguroi fitoren e radhës në Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga Oleksandr Petrakov, mposhti 3-0 Armeninë në duelin e luajtur në Lodz të Polonisë.

Ukraina vuajti vetëm pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë nuk u përmbajt. Ruslan Malinovsky zhbllokoi takimin (61’). Fitorja me “tris” u kompletua nga Oleksandr Karavaev dhe Vitali Mykolenko.

Andriy Pyatov luajti për herë të fundit me kombëtaren ukrainase.

Portieri dhe kapiteni 37-vjeçar, zhvilloi ndeshjen numër 102 me Ukrainën. Pas ndeshjes u zhvillua një ceremoni nderimi për te, me shokët e skuadrës që kishin veshur të gjithë fanella me fytyrën e Pyatov.

Ky i sotmi ishte suksesi i dytë radhazi për Ukrainën, që kryeson grupin 1 të Ligës B, tre më shumë se Irlanda dhe Skocia.

Derbi ishullor përfundoi me triumfin 3-0 të Irlandës që siguroi fitoren e parë falë golave të Alan Browne, Troy Parrott dhe Michael Obafemi (eurogol).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat