Tifozët grekë shfaqin hartën e Kosovës në flamurin e Serbisë

Futboll

Tifozët grekë shfaqin hartën e Kosovës në flamurin e Serbisë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 21:06
Tifozët grekë shfaqin hartën e Kosovës në flamurin e Serbisë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Tifozët grekë kanë nisur me provokimet e tyre ndaj Kosovës dhe tifogrupit “Dardanët”.

Njëri nga tifozët e Greqisë ka shfaqur një flamur në të cilin shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.

Grekët këtë flamur e kthyen kah sektori ku janë të vendosur “Dardanët”

Grekët njihen për miqësi të mirë me serbët, teksa kjo nuk është hera e parë që bëjnë skandale të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat