Edhe 20 minuta lojë në miqësoren Shqipëri-Estoni, nuk ka gola

Futboll

Edhe 20 minuta lojë në miqësoren Shqipëri-Estoni, nuk ka gola

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:39
Shqipëria dhe Estonia

Po vazhdon të luhet pa ndonjë gol të shënuar miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Estoninë.

Në një stadium të boshatisur për shkak të mosinteresimit të tifozëve për ta ndjekur nga afër këtë ballafaqim, të dy skuadrat po luajnë me një ritëm të ulët, sidomos në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, trajneri Edi Reja bëri pesë ndryshime dhe kjo solli freski në lojën e kuqezinjve që krijuan disa raste të mira për shënim, por mungoi konkretizimi.

Për Shqipërinë kjo miqësore vjen pas humbjes nga Izraeli në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat