Rrëfimi i Vidal: Ja pse vendosi të largohej nga Interi

Futboll

Rrëfimi i Vidal: Ja pse vendosi të largohej nga Interi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:58
Rrëfimi i Vidal: Ja pse vendosi të largohej nga Interi

Inter-i dhe Arturo Vidal do të ndahen para kohe në krahasim me skadimin e kontratës (2023) dhe kjo është e sigurt tashmë.

Klubi zikaltër do të përfitojë një ulje të tavanit të rrogave nga largimi i kilianit për të vazhduar më pas me blerjet dhe prishja e kontratës me ish-lojtarin e Juventus-it çon në këtë drejtim.

Fernando Felicevich, menaxheri i mesfushorit, i është futur punës për  të gjetur një skuadër të re dhe duket se ia ka ofruar Artur Flamengo-s. Por rruga më e mundhsme, siç kanë sinjalizuar nga Argjentina, çon te Boca Juniors, me të cilën duket se ka pasur disa kontakte.

“Boca do të më pëlqente, por gjithçka varet nga Fernando”, ky duket se është rrëfimi që Vidal i ka bërë në Miami, ku është me pushime, një miku të tij, sipas Ole.

Fernando është menaxheri i tij dhe dëshira e interistit për  të luajtur në Bombonera duket se është real. Ndër të tjera, këtë të shtunë Vidal do të marrë pjesë në eventin  “The Beautiful Match” në stadiumin e Inter Miami me Ronaldinho, Roberto Carlos dhe kampionë të tjerë mes të cilëve Dybala dhe Zamorano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat