Skandali me dritat

Futboll

Skandali me dritat

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 00:19
Skandali me dritat

Saburtalo konsiderohej favorite nga kompanitë e basteve për ndeshjen me Partizanin në Ligën e Konferencës, por edhe vetë gjeorgjianët prisnin që kryeqytetasit të merrnin të paktë një barazim ndaj “demave”.

Humbja me golin e Carës, ka bërë që kundrejt klubit bardhekuq të vërshojnë kritikat.

Gazeta “Lelo” shkruan: “Partizani kishte bërë tetë afrime dhe ishte ndjeshëm më i përgatitur se Saburtalo, që nuk mundi të mbyllë me sukses bisedime me lojtarë nga Ukraina dhe Gjeorgjia

. Ekipi shqiptar priti momentin kur Saburtalo do të gabonte dhe e shfrytëzoi një nga rastet.

Më pas, ikja e dritave është një turp i madh. Kjo është hera e tretë që në stadiumin e Gorit ikin dritat gjatë ndeshjes. Ka ndodhur në një ndeshje të kombëtares U21, në një tjetër ndeshje të kombëtares së madhe në Ligën e Kombeve dhe së fundmi të enjten.

Partizani nuk ishte një ekip ndjeshëm më i mirë se Saburtalo, por erdhi më i organizuar. Gjithsesi, janë edhe 90 minuta dhe megjithëse Partizani shkon si favorit pas fitores së ndeshjes së parë, Saburtalo ka aftësinë për të përmbysur rezultatin”, shkruan mes të tjerash e përditshmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat