Më 15 korrik nis turneu tradicional “Shemshova 2022”

Futboll

Më 15 korrik nis turneu tradicional “Shemshova 2022”

Nga: Shaban Sinani Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:11
Më 15 korrik nis turneu tradicional “Shemshova 2022”

Për ekipin fitues shpërblimi 1000 Euro Në mungesë të aktiviteteve zyrtare të sportit shkaku u pushumeve veore, në vendbanimin e të ndryshme në rajonin e Pollogut tanimë kanë filluar përgatitjet pë turnirat tradicional në futboll të vogël.

Kështu që siparin e turnireve verore e hapin banorët e Shemoshovë. Pra në organizim të Bashkësuisë vendore, forumit rinor dhe klubit të futbollit Shemshova nga data 15 korrik fillon turneu tradicional i futbollit të vogël “Shemshova 2022” ku pritet të marin pjesë afro 40 ekipe nga vendi dhe Kosova me futbollist të njohur. Deri më sot pjesëmarrjen e kanë konfirnuar mbi 25 ekipe.

Sipas organizatorit ky turnir tradicional do të zhvillohet sipas rregullave strikte të futbollit të vogël, me sistemin e pikëve dhe me grupe dhe pritet të zgjatë 10 netë. Drejtësinë do ta ndajnë refer me përvojë. Organizatori i turneut tradicional, “Shemshova 2022” për tre ekipet më të mira krahës Kupë dhe mirënjohjeve do të ndaj shpërblime dhe ate: Vendi i parë 1000 Euro, vendi i dytë 500 Euro dhe vendi i tretë 250 Euro.

Shpërblime do të ketë edhe për futbollistin më më të mire, golashënuesin dhe portierin më të mire, nmdërsa do të shpallet edhe ekipi më fair play. Mirënjohje do të ndahen për të gjthëata të cilët e kanë përkrahur financiarisht turneun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat