FSHF prezanton Sulejman Starovën në detyrën e re

Futboll

FSHF prezanton Sulejman Starovën në detyrën e re

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:25
Sulejman Starova

Sulejman Starova ka marrë një detyrë të re në FSHF.

Drejtori i Teutës, i cili në zgjedhjet për president ishte kandidat për postin e FSHF-së, ka marrë postin e drejtorit të shkollës së trajnerëve.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi në sajtin e saj zyrtar.

66-vjeçari është njohës i mirë i trajningut ku më parë ka qenë trajner i skuadrave të Partizanit, Teutës, Besës, Feronikelit, Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat