Matthaus për Lewandowskin: Me këto kushte fitojnë të gjithë

Futboll

Matthaus për Lewandowskin: Me këto kushte fitojnë të gjithë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:41
Matthaus për Lewandowskin: Me këto kushte fitojnë të gjithë

Lewandowski nga Bayern-i te Barcelona. Ishte në ajër, tani është lajm. Analizuar nga Lothar Matthaus si një fitore për të gjithë.

Sulmuesi polak largohet nga një ambient që nuk e ndjente më të tijin. Bayern fiton një shumë të konsiderueshme dhe Nagelsmann ka … një shqetësim më pak. Fjalët e kampionit të botës të vitit 1990 janë marrë nga Bild.

Të gjithë të lumtur dhe të kënaqur. Kryesisht Lewandowski. “Lojtari mori gjithçka që donte. Një kontratë afatgjatë dhe madje një vit më shumë se sa do të kishte marrë te Bayern.

“Tani gjithçka është e qartë për mua dhe e kuptoj pse Roberti ka ngulur këmbë. Ai do të luajë dhe do të fitojë dy herë më shumë para se sa do të kishte fituar duke luajtur për Bayern-in deri në vitin 2024.

“Edhe nga pikëpamja sportive, sfida është stimuluese. Lewandowski do të jetë në gjendje të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur në Spanjë”.

Edhe Bayerni del mirë, arrin të shesë një lojtar dhe të mbledhë gati 50 milionë uro nga një futbollist që rrezikonte të largohej me kosto zero qershorin e ardhshëm.

“Mendoj se është folur shumë për këtë transferim. Të dyja palët sigurisht që kanë bërë gabime në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, por tani që gjithçka është zbutur, të gjithë mund ta quajnë veten fitues.

“Bayern fiton sepse arrin 50 milionë për një pothuajse 34-vjeçar që do të shkonte me kosto zero vitin e ardhshëm. Këto janë shumë para që tani mund të përdoren për të financuar De Ligt në veçanti dhe ndoshta edhe operacione të tjera”.

Operacioni “win-win” edhe për Nagelsmann. “Edhe ai del si fitues sepse tani mund të planifikojë në qetësi sezonin e ardhshëm. Nuk do të ketë më thashetheme dhe spekulime që mund të shpërqendrojnë skuadrën dhe të bezdisin grupin gjatë përgatitjes.

“Përveç kësaj, për të qenë i sinqertë, nuk mendoj se Julian është aq i trishtuar. Në të vërtetë, unë gjithashtu mund të imagjinoj se ai ndjen një lehtësim, sepse pa Lewa dhe me Mane, ai tani duhet të jetë në gjendje të realizojë idetë e tij të futbollit më mirë se më parë, kur kishte një figurë specifike të sulmuesit qendror.

“Nëse do të isha në vend të tifozëve, nuk do të shqetësohesha fare. Bayerni do të ketë një ekip shumë të fortë edhe pa Robert Lewandowsk-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat