Tuchel bën presion

Futboll

Tuchel bën presion

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:04
Tuchel bën presion

Edhe pse COVID-19 është zbehur dhe ditët më të frikshme janë hedhur pas krahëve, sërish në momente të caktuara, virusi ja del të shndërrohet në faktor duke ndikuar po ashtu edhe në botën e futbollit. Prej sezonit të kaluar, futbollistët, sidomos ata të Premier League janë këshilluar që t’i kryejnë të dyja dozat e vaksinës për të siguruar një mbrojtje të plotë nga virusi.

Megjithatë, ka nga ata që rregullat nuk i kanë zbatuar plotësisht dhe së fundmi dy të penalizuarit janë N’Golo Kante dhe Loftus-Cheek. Dy mesfushorët e Chelsea e kishin të pamundur t’i bashkoheshin skuadrës në turin amerikan, pasi Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë që personat e pavaksinuar me të paktën dy doza të shkelin në tokën e tyre.

Ndërkaq, rikthimi në vëmendje i çështjes së vaksinës ka bërë që edhe trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel të bëjë apel që klubet të tregohen të vëmendshme dhe në merkato të transferojnë vetëm lojtarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.

A do ta konsiderosh që në të ardhmen të firmosësh me lojtarë të cilët janë të vaksinuar? “Mendoj se po, tashmë duhet të jetë një nga vendimet më të natyrshme që të jesh i vaksinuar dhe të jesh i mbrojtur në këtë formë ndaj virusit”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat