Kane thotë se janë të lumtur me Conten

Futboll

Kane thotë se janë të lumtur me Conten

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:42
Kane thotë se janë të lumtur me Conten

Ditë më parë qarkulluan foto dhe video nga stërvitjet e Tottenham Hotspur, ku futbollistët dukeshin të rraskapitur pas përfundimit të tyre.

Efekti Antonio Conte ka filluar t’i jap frytet e para kur Spurs arritën të siguronin një vend në Ligën e Kampionëve edhe pse nuk ishin favoritë.

Edhe në Korenë e Jugut ku po kryen fazën përgatitore skuadra angleze Conte nuk i ka lënë shumë të qetë futbollistët e tij, duke i munduar me stërvitje të forta.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluan video ku Heung Min Son dhe kapiteni Harry Kane shfaqen shumë të lodhur dhe nuk ja dalin të ruajnë as ekuilibrin.

Mirëpo pavarësisht ‘torturave’ që i duhet të durojë nën urdhrat e trajnerit italian, kapiteni Kane ka vetëm fjalë të mira për Conten duke thënë se i ka dërguar në një tjetër nivel gjendjen fizike të ekipit.

“Antonio është treguar fantastik. Kam punuar me shumë trajnerë dhe kam mësuar nga të gjithë, por Conte e ka dërguar gjendjen tonë fizike në një tjetër nivel”.

“Mentaliteti që ka, fakti është është aty çdo ditë me ne në stërvitje dhe mënyra si na përgatit me aq pasion, bën që të marrë më të mirën nga djemtë. Unë ndihem sikur mësoj çdo vit dhe fitoj eksperiencë, por me Conten ky proces është përshpejtuar”, tha Kane.

“Ndihem në formë të mirë edhe pse ka ende punë për të bërë deri në fillimin e sezonit. Conte na ka sjellë një intensitet tjetër në stërvitje, i pëlqen të punojë shumë”.

“Kërkon të jetë në stërvitje derisa ta kuptojë se në jemi të mirë përgatitur për ndeshjen. Conte më ka bërë që të kërkoj më shumë nga vetja dhe të përmirësohem, sidomos në aspektin fizik”, deklaroi kapiteni i Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat